TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona pret sot në “Camp Nou” Mançester Junajtidin në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës. Ja statistikat e ekipeve dhe përballjeve mes tyre:
– Sot do të jetë hera e parë që Barcelona dhe Mançester Junajtid ndeshen mes tyre në historinë e Ligës së Europës apo edhe qoftë ish-Kupës UEFA. Në Europë ato janë përballur në 13 raste, me bilancin që sheh katalanasit në avantazh me 6 fitore, përfshirë këtu edhe finalen e Champions-it të vitit 2009, ndërkohë që anglezët numërojnë vetëm 3 fitore (4 sfida në barazim).
– Pas daljes nga grupet e Champions-it, Barcelona ka pasur një ritëm të shfrenuar duke ofruar 15 fitore dhe 1 barazim, mes të cilave erdhi edhe suksesi për të ngritur në qiell Superkupën e Spanjës.
– Stadiumi “Camp Nou” është një fortesë e frikshme për rivalët anglezë. Në 35 ndeshjet e fundit të vlefshme për Kupat e Europës, katalanasit kanë humbur vetëm 2 herë, pasi kanë regjistruar 22 fitore dhe 11 barazime.