SPORT, 18 Shkurt 2023, 15:34

Bylisi rikthehet te fitorja, mund Laçin në transfertë dhe largohet nga zona e ftohtë

Bylisi rikthehet te fitorja, mund Laçin në transfertë dhe

Bylisi ka mundur në transfertë Laçin (0-1), në sfidën e parë të javës së 22-të të Superiores.

Takimi nisi me një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, të cilat shpërdoruan disa raste të pastra për shënim.

Më pas pjesa e dytë foli si fillim vetëm për ballshiotët, të cilët gjetën golin me Ruçin në minutën e 54’. Më pas ata u kujdesën për të ruajtur rezultatin, duke mos i lënë shumë hapësira kurbinasve.

Kështu Bylisi largohet për momentin nga zona e ftohtë e mbijetesës duke shkuar në vendin e 7-ë me 26 pikë, ndërsa Laçi lëshon akoma dhe më shumë terren në garën për Europë, duke qëndruar në vendin e 6-ë me 29 pikë dhe tashmë rrezikon sërish të bëhet pjesë e garës për mbijetesë.