TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajme të mira më në fund mund të vijnë nga infermieria e Milanit. Sipas asaj që raportohet nga “Sky Sport”, Majk Menja dhe Ismael Benaser janë shumë pranë rikthimit.
Në veçanti, ata duhet të jenë sërish në dispozicion për ndeshjen e radhës të Milanit, atë të së dielës në mbrëmje kundër Atalantës.
Po në fundjavë duhet të jetë gati Florenci, që nuk u grumbullua dot të shtunën kundër Monzës.
Ndërkohë që mjekët kuqezinj nuk mund të bëjnë asgjë për Kalabrinë, i cili duhet të jetë jashtë për 10/15 ditë të tjera.
Sa i përket Benaserit dhe Menjas, edhe nëse nuk e nisin si titullarë që në sfidën e radhës, mund të jenë dy alternativa dhe rikthime thelbësore për pjesën më të rëndësishme të sezonit të kuqezinjve.