SPORT, 4 Maj 2024, 19:31

BUNDËSLIGA/ Dortmundi shpartallon Ausburgun, Bajern zhgënjen sërish kundër Shtutgartit

BUNDËSLIGA/ Dortmundi shpartallon Ausburgun, Bajern zhgënjen

Janë mbyllur 4 ndeshjet e para të ditës së shtunë në Bundësligën gjermane, takime të vlefshme për javën e 32-të të kampionatit.

Dortmund arriti të shpartalloi me shifrat e thella 5-1 skuadrën e Ausburgut, brenda në “Signal Iduna Park”, duke i dhënë sinjale gjithashtu edhe skuadrës së PSG-së, me të cilët do të përballen të martën në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve. Bajern Mynih zhgenjen sërisht, këtë radhë kundër Shtutgartit, duke humbur me shifrat 3-1 jashtë fushe. Fitore mori edhe Volfsburgu kundër Darmshtat kurse takimi Verder Bremen-Borusia Munshengladbah u mbyll në barazim 2-2.

Me këto rezultate, Shtutgarti i afrohet Bajernit me 2 pikë më pak se këta të fundit duke ia rrezikuar vendin e dytë të renditjes, edhe pse megjithatë të dyja skuadrat e kanë siguruar vendin e tyre në Ligën e Kampioneve pasi në Bundësligë do të kualifikohen 5 vendet e para.