SPORT, 8 Tetor 2022, 18:06

Broja thyen mallkimin me Çelsin, vjen goli i parë me “Blutë”

Broja thyen mallkimin me Çelsin, vjen goli i parë me

Çelsi ka arritur një tjetër fitore nën urdhrat e Graham Poter, kësaj radhe kundër Wolverhampton, me trajnerin anglez që duket se ka sjellë harmoninë te “Blutë”.

Havertz (45+3′) dhe më pas Pulisiç  (54′) ishin ata që shënuan të parët.

Gjithashtu në fushën e lojës u aktivizua dhe Armando Broja, në të 72’. Sulmuesi shqiptar në minutën e 90’ gjeti rrugën e rrjetës me një realizim fantastik.

Kështu “Blutë” ngjiten në vendin e katërt në kampionat momentalisht, në kuotën e 16 pikëve.