TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pele ka qenë kryefjala e mediave braziliane së fundmi, pasi u raportua që gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe se u dërgua në terapi intensive pasi kimioterapia nuk shkoi siç pritej.
Gjithsesi ai ka reaguar në rrjetet e tij sociale duke u shprehur se është në gjendje të mirë dhe se asgjë nuk është siç e thonë mediat.
Me anë të një postimi të bërë së fundmi, legjenda braziliane ka zgjedhur që të suprotojë “Seleçaot” për sfidën me Korenë e Jugut, e cila do të luhet ditën e sotme.
“Në 1958, në Suedi, po ecja rrugëve teksa mendoja për një premtim që i kisha bërë babait tim. E di që shumë kombëtare kanë bërë po të njëjtin premtim dhe gjithashtu janë në ndjekje të Kupës së Botës. Dua t’ju inspirojë ju shokët e mi, do të shikojë ndeshjen nga spitali dhe do t’ju mbështes. Jemi në këtë rrugëtim së bashku. Paç fat Brazili ynë!”, shkruan Pele në Instagramin e tij.
View this post on Instagram