SPORT, 22 Nëntor 2022, 19:08

Botërori/ Nuk ka fitues mes Meksikës dhe Polonisë, Levandovski humbet penallti

Botërori/ Nuk ka fitues mes Meksikës dhe Polonisë, Levandovski

Nuk ka fitues mes Meksikës dhe Polonisë në grupin C, takim i luajtur në “Stadium 974”.

Heroi i kësaj sfide ishte padyshim portieri i “El Tris”, Oçoa, i cili i mohoi një gol nga penalltia Robert Levandovskit, i cili ende nuk ka arritur të gjejë një gol në Botërorin e Katarit.

Meksikanët e dominuan më së shumti takimin, por shënjestra ishte ajo që i mungonte.

Kështu të dyja skuadrat ndahen me nga një pikë në grupin C, teksa kryesimin e mban Arabia Saudite që mposhti Argjentinën.

Botërori/ Nuk ka fitues mes Meksikës dhe Polonisë, Levandovski