SPORT, 6 Dhjetor 2022, 18:53

Botërori i surprizave/ Maroku çon Spanjën në shtëpi

Botërori i surprizave/ Maroku çon Spanjën në shtëpi

Botërori i surprizave, Maroku eliminon Spanjën me penallti, 3-0, pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan pa gola. 

Hakimi, një produkt i sistemit të të rinjve të Real Madridit, shënoi me qetësi penalltinë e tij në portën e Spanjës, për të vulosur fitoren 3-0 të Marokut dhe kualifikimin në çerekfinale, ku do të luajë me fituesin e çiftit Portugali-Zvicër.

Botërori i surprizave/ Maroku çon Spanjën në shtëpi

Të parët që provojnë janë të besuarit e Regragrui me anë të Achraf Hakimi, i cili gjuan bukur nga goditja e dënimit, por pa rezultat.

Në minutën e 25-të iberikët nuk përfitojnë dot pas një gabimi në prapavijën e kundërshtarit, gjithsesi asgjë për t’u shqetësuar pasi sinjalizohet pozicion jashtë loje.

Pak më pas, Asensio tenton të zgjidhë gjithçka vet, gjen vetëm rrjetën e jashtme.Maroku tregoi edhe në fraksionin e dytë që është një kockë e fortë, sulme dhe kundërsulme, me shpejtësinë e duhur dhe një ide të qartë për lojën iu afrua edhe golit të avantazhit.

Skuadra e Luis Enrikes gaboi në të gjitha penalltitë, tre të tilla që gjuajti.

Heroi i Marokut ishte portieri Bono, i cili priti dy penallti.

"Maroku na dërgon në shtëpi", shkruan gazeta e madhe sportive spanjolle "Marca".

Botërori i surprizave/ Maroku çon Spanjën në shtëpi

Kjo është hera e parë që Maroku arrin në çerkefinalet e një Botërori, duke shkruar kështu historinë më të suksesshme të futbollit të tij në arenën ndërkombëtare.