SPORT, 21 Nëntor 2022, 19:10

Botërori/ Dy gola në limite, Holanda mposht mes vuajtjesh Senegalin

Botërori/ Dy gola në limite, Holanda mposht mes vuajtjesh Senegalin

Holanda e ka nisur me një fitore të vuajtur Botërorin e “Katar 2022”, duke mundur me rezultatin 0-2 Senegalin.

Sfida nisi me raste që në fillim, me të dyja skuadrat që provuan, por pa mundur të shenjtëronin portën.

Atëhere kur sfida mendohej se do të mbyllej barazim, ishte Gakpo i cili ndëshkoi “Luanët” me një goditje me kokë në minutën e 84’, ndërsa dyfishoi shifrat me Klasen (90+9').

Kështu Holanda shkon në tre pikë në grupin A, po aq sa Ekuadori, ndërsa Senegali me 0 pikë.

GOLAT E NDESHJES

84′ GOOOL HOLANDA 0-1/  Gakpo provon me një gjuajtje me kokë dhe shkon në rrjetë duke mposhtur Mendin.

90+9′ GOOOL HOLANDA 2-0/ Depaji provon me një gjuajtje e cila ndalet nga Mendi dhe më pas Klasen i vetëm e çon topin në rrjetë.

RENDITJA GRUPI A

Botërori/ Dy gola në limite, Holanda mposht mes vuajtjesh Senegalin