TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Suedi është supersfida e grupit F në Botëror që luhet sonte në orën 19:00 në Hjuston. Nordikët vijnë në këtë përballje pas fitores bindëse 5-1 kundër Tunizisë, por kundër ‘tulipanëve’ e nisin si jo favoritë.
Të besuarit e Koeman janë më cilësorë në përbërje, por duhet pranuar që presionin qëndron te Holanda pas barazimit 2-2 në duelin e parë kundër Japonisë.
Në renditjen e FIFA-s diferenca është e madhe pasi Holanda mban vendin e 8-të, ndërsa Suedia të 38-n. Për t’u theksuar se përveç Timber i cili humbi Botërorin për shkak dëmtimi sonte në pikëpyetje është edhe De Jong, ndërsa nordikët vijnë të plotësuar. Sfida tjetër e grupit F Tunisi-Japoni luhet në 6 të mëngjesit.