SPORT, 6 Gusht 2022, 22:19

Borusia e Dortmundit e nis me “këmbën e mbarë” Bundesligën, mjafton Reus

Borusia e Dortmundit e nis me “këmbën e mbarë”

Borusia e Dortmundit e ka nisur me fitore sezonin e ri të Bundesligës, pasi mundi 1-0 Bajer Leverkuzenin.

Ekipi nga Signal Iduna Park e nis me marshin e pestë sfidën. Një goditje e sulmuesit verdhezi Adeyemi ndalet nga Hradecky, por aty gjendet Reus, i cili e ka tepër të thjeshtë për të dërguar topin në rrjetë në minutën e 10-të.

Miqtë e Leverkusen përpiqen të reagojnë dhe shkaktojnë drithërima me Patrick Schick. Sulmuesi çek humbet një mundësi të artë në minutën e 68-të, me goditjen e tij që shkon në mesin e portës.

Të besuarit e Seoane barazojnë ndeshjen në fund, por më kot, pasi goli anulohet për pozicion jashtë loje. Rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund, me Dortmund që e nis me këmbën e mbarë Bundesligën.