SPORT, 18 Tetor 2022, 10:55

Benzema fitoi “Topin e Artë”, reagon Florentino Perez: Ka një histori dashurie mes Realit të Madridit dhe këtij çmimi

Benzema fitoi “Topin e Artë”, reagon Florentino Perez: Ka

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, nuk mund të mungonte në mbrëmjen festive të ndarjes së çmimeve të revistës “France Football” përfshirë këtu “Topin e Artë”.

Karim Benzema ka fituar trofeun, duke pasuar kështu Kristiano Ronaldon si madrileni i radhës që koleksionon “Topin e Artë”. Perez ka uruar sulmuesin francez, dukë vënë në dukje edhe raportin e shkëlqyer mes këtij trofeu dhe klubit që ai drejton.

“Ajo mes ‘Topit të Artë’ dhe Realit të Madridit është një histori dashurie, pikërisht si ajo mes Realit dhe Ligës së Kampioneve. Dua t’u kthehem 13 viteve më parë, kur isha te shtëpia e Karim Benzemasë.

Ishte shumë i ri, por kishte bindje në vetvete se do ta fitonte këtë çmim prestigjioz dhe të bëhej lojtari më i mirë në botë. Gjithnjë më është dukur një amalgamë mes Zidanit dhe Ronaldo da Limës.

Nga 11 ‘Topa të Artë’, unë kam firmosur me 8 prej tyre si president. Kjo është diçka e veçantë”, ka thënë Perez për televizionin spanjoll “TVE”.