TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eliminimi i Belgjikës nga Katar 2022 ka larguar “djajtë e kuq” nga turneu, pro dhe i ka lënë pa trajner. Konfirmimi ka ardhur nga vetë Roberto Martinz pas sfidës, pasi tekniku i belgëve ka konfirmuar se nuk do të vazhdojë të jetë më në drejtim pasi t’i mbrojë kontrata në fund të këtij muaji.
“Kjo ishte ndeshja ime e fundit si trajner i kombëtares. Kjo është një situatë emocionale. Nuk mund të vazhdoj. I thashë lamtumirë lojtarëve dhe stafit. Unë do të ndaloja gjithsesi. Çfarëdo që të ndodhte, edhe sikur të ishim bërë kampionë bote. E mora këtë vendim pak para Kupës së Botës. Unë gjithmonë punoj në projekte afatgjata. Që nga viti 2018 kam pasur disa shanse të largohem dhe të punoj në nivel klubi, por kam qenë besnik dhe kam dashur ta përfundoj punën këtu”, tha ai pas gazetarëve në fund të sfidës.
“Sot ne ishim përsëri vetvetja. Nuk është kurrë e lehtë të fitosh një ndeshje në një Kupë Bote. Në ndeshjen e parë kundër Kanadasë ne fituam, por nuk ishim vetvetja. E humbëm me meritë ndeshjen e dytë kundër Marokut. Nuk ishim gati. Sot krijuam shumë raste, ndaj jo, nuk jam penduar. Ne mund të largohemi nga Kupa e Botës me kokën lart”, theksoi trajneri pas sfidës i emocionuar teksa komunikonte vendimin e tij para gazetarëve.