TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në vendin tonë ende nuk janë hapur zyrtarisht në mënyrë ligjore bastet, por kjo nuk do të thotë se ndeshjet tona nuk kuotohen në vendet e tjera për ata që luajnë jashtë Shqipërisë.
Sfida e nesërme mes Partizanit dhe Tiranës konsiderohet e ekuilibruar edhe nga specialistët e basteve.
Pavarësisht se “demat” luajnë si vendës, fitorja e të dyja ekipeve kuotohet me të njëjtin koeficient, 2.6.
Ndërkohë, një barazim mes Tiranës dhe Partizanit kuotohet me koeficientin 3,1.
Pra kjo sfidë është tërësisht e barabartë edhe sa i përket basteve dhe është e sigurt se sonte na pret një luftë e fortë sportive.
Partizani kërkon të thyejë “tabunë”, ndërsa Tirana të mbetet e pathyeshme në derbi.