SPORT, 6 Gusht 2022, 10:51

Barcelona “i rrëmben” një tjetër lojtar Çelsit, ja kur pritet të firmosë mbrojtësi spanjoll

Barcelona “i rrëmben” një tjetër lojtar

Mediat spanjolle kanë bërë me dije se mbrojtësi i Çelsit, Markos Alonso, do të jetë një lojtar i Barcelonës në sezonin e ri.

Sipas “Sport”, bisedimet me mbrojtësin spanjoll janë në një fazë të përparuar dhe në Barcelonë shpresojnë që gjithçka të mbyllet pozitivisht para nisjes së kampionatit spanjoll, javën e ardhshme.

Marrëveshja me Çelsin pritet të arrihet për shumën e 10 milionë eurove.