SPORT, 17 Nëntor 2023, 23:01

Barazoi në shtëpi me Çekinë, shuhen shpresat e Polonisë për vendin e dytë

Barazoi në shtëpi me Çekinë, shuhen shpresat e

Me Shqipërinë e cila siguroi kualifikimin me barazimin 1-1 në Moldavi, pasi luajti pasdite ndeshjen e vet në grupin E kualifikues të Euro 2024, në mbrëmje u zhvillua edhe një takim tjetër, mjaft i rëndësishëm.

Polonia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Çekisë në PGE Narodowy (Warsaw), duke shuar kështu përfundimisht shpresat për të arritur te vendi i dytë. Kjo, për faktin se polakët renditen në vendin e 3-të me 11 pikë dhe sonte u luajt ndeshja e fundit kualifikuese për Lewa-n me shokë. Gjithsesi, për ekipin e Michal Probierz ka edhe një shans të fundit për Europian, pasi mund të arrijë këtë objektiv si vendi i 3-të më i mirë.

Çekia, e dyta me 12 pikë i mjafton një pikë ndaj Moldavisë në ndeshjen e fundit për të prerë një biletë për në Gjermani. Në krahun tjetër, Moldavia me 10 pikë mund të shkruajë historinë me një fitore, duke kapërcyer të gjithë dhe duke u pozicionuar e dyta.