TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partizani vijon prej ditësh përgatitjet për ndeshjen ndaj Orikut, që do të luhet ditën e sotme në orën 14:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Rezultati 0-0 i ndeshjes së parë nuk ia jep luksin Kolelës të kursejë lojtarët kryesorë të skuadrës, pasi një shkarje e vogël në këtë ndeshje do të ishte fatale për rrugëtimin në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë.
Pavarësisht se në kampin e Orikut përpiqen t’i ulin rëndësinë kësaj ndeshjeje me faktin që Kupa është në plan të dytë, të kuqtë e dinë mirë se pritet impenjim maksimal.
MUNGESAT – Në këtë ndeshje priten edhe mungesa, pasi tre lojtarë nuk janë stërvitur me grupin në ditët e fundit. Telushi, Romero dhe Cvetanoski kanë probleme fizike dhe vijojnë të stërviten të veçuar. Asnjëri prej tyre nuk ka mundur të punojë me grupin në përgatitjen e ndeshjes së sotme, por dhe të asaj në fundjavë ndaj Kastriotit. Lajmi i mirëështë rikthimi i Matondos, që ndaj Vllaznisë u largua me karton tëkuq.
FORMACIONI – Edhe në këtësfidë mes kuadratit pritet të jetëAlban Hoxha, i cili në Kupë me shumë mundësi do të vijojë meskatërkëndëshit deri në fund tëaventurës. Nga ana tjetër, nëfushë pritet pjesa më e madhee titullarëve. Emra si Skuka, DaSilva apo Rrapaj do të kursehenvetëm në rast se të kuqtë e vendosin shpejt në vijë ndeshjen.