TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Danimarka dhe Tunizia janë ndalur në një barazim, i dyti për këtë Botëror dhe i pari pa gola, pas pesë sfidave të luajtura.
Takimi i cili u zhvillua në stadiumin “Education City” ishte vërtet i luftuar, me të dyja skuadrat që provuan me shanset e tyre, por pa mundur të gjenin rrjetën.
Për Tunizinë mund të quhet një rezultat i mirë, pasi mund të shpresojë te një kualifikim i mundshëm.
Nga ana tjetër, për Danimarkën ishte një hap fals, pasi nordikët vijnë me objektiva të mëdha këtë Botëror.
