TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ballkani nën drejtimin e Ilir Dajës është kthyer në një superfuqi në futbolli kosovar, por ndërkohë po bën historinë edhe në arenën ndërkombëtare, Skuadra e Suharekës aktualisht po merr pjesë në Ligën e Konferencës ku me katër pikë kryeson grupin e saj pas tri ndeshjeve të para.
Një sukses që padyshim ka bërë krenar gjithë Kosovën dhe ka marrë nderimin e duhur edhe nga ana e autoriteteve shtetërore.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot skuadrën në presidencë. Një takim me heronjtë e rinj të futbollit të Kosovës si mirënjohje për atë që kanë bërë deri tani, por edhe për t’i uruar suksese në takimin e nesërm ndaj Sivaspor i cili mund të jetë përcaktues për rrugëtimin e ekipit më tej në Europë.
Një nderim i veçantë edhe për punën e Ilir Dajës, i cili padyshim ka bërë historinë e trajningut shqiptar me sukseset e tij në Shqipëri, në Kosovë e jashtë saj.
