SPORT, 29 Maj 2026, 18:11

Bajerni në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri, hedh sytë nga Juventusi

Bajerni në kërkim të një qendërmbrojtësi të

Pas një sezoni pothuajse perfekt, Bajerni po kërkon të bëj rregullimet e duhura në planifikimin e skuadrës për ta përgatitur ekipin për një sulm serioz në Ligën e Kampionëve.

Një ndryshim interesant në mbrojtjen qendrore mund të jetë në horizont. Sipas “Gazeta delo Sport”, drejtuesit e Bajernit kanë vënë në shënjestër mbrojtësin e Juventusit, Bremer. Braziliani është në dispozicion për transferim në Torino, pasi klubi ka nevojë të gjeneroj të ardhura nga transferimet pas mungesës së kualifikimit në Ligën e Kampionëve. 29 vjeçari konsiderohet një aset shumë i vlefshëm te “Zonja e Vjetër”, por në të njëjtën kohë ai nuk përshtatet më plotësisht me planet taktike të trajnerit Luçiano Spaleti.

Raporti vlerëson kartonin e mbrojtësit rreth 40 milionë euro. Një Kupë Bote e suksesshme mund ta rris edhe më shumë vlerën e tij. Disa klube të Premier Ligë thuhet se tashmë kanë shfaqur interes konkret për Bremerin, ndërsa edhe Bajerni po e konsideron seriozisht lojtarin. Sipas raportit, klubi bavarez ka një kartë të rëndësishme në negociata.

Juventusi, nga ana tjetër, ka vënë në shënjestër Minzhae Kim. Në Torino shpresojnë që një transferim i Bremer në Bundesligë mund të hap derën për lojtarin që dëshirojnë. Kim kishte bashkëpunuar me shumë sukses me trajnerin e Juves, Spaleti, gjatë kohës së tyre te Napoli. Tani koreano-jugori pritet të bëhet sërish një shtyllë e rëndësishme e ekipit të tij.

Sipas raportit, skenari i preferuar për Kim është një marrëveshje huazimi. Kohët e fundit kishte gjithashtu interes për mbrojtësin edhe nga Turqia. Te Bajerni i Mynihut, Kim ishte zgjedhja e tretë në qendër të mbrojtjes pas Dajot Upamekano dhe Xhonatan Tah këtë sezon. Përveç Bremer, kampionët rekord thuhet se po shqyrtojnë edhe opsione të tjera për mbrojtjen. Së fundmi ka pasur gjithashtu zëra që e lidhin klubin me Josko Gvardiol (Mançester Siti), Ousman Diomande (Sporting Lisbon) dhe Evan N’Dika (AS Roma).