TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
U mendua se largimi i Levandovskit, do të linte një gropë në repartin ofesnsiv të Bajernit, por kampionët në fuqi të Bundesligës, vërtetuan të kundërtën mbrëmjen e sotme, teksa shpartalluan me rezultatin 1-6, Ajntraktin e Frankurtit, në javën e parë të kampionatit gjerman.
Skuadra e Nagelman ishte e papërmbajtshme, duke vendosur diktat të frikshëm në fushën e lojës. Baravarezët shënuan plot pesë herë në pjesën e parë me Kimish, Pavard, Mane, Musiala dhe Gnabri.
Në pjesën e dytë kampionët e ulën disi ritmin, teksa në minutën e 64-t, portiere Nojer, i dhuroi golin e nderit vendasve, pas një gabimi. Për të vulosur sfidën mendoi Musiala në minutën e 83-të. Një nisje spektakolare e sezonit kjo për Bajernin e Mynihut