SPORT, 6 Korrik 2025, 19:26

Bajerni konfirmon goditjen e rëndë për Musialën, lojtari gjerman merr lajmin më të keq nga doktorët

Bajerni konfirmon goditjen e rëndë për Musialën, lojtari

Bajerni ka konfirmuar më të keqen për Jamal Musialën. Ylli gjerman duhet t’i nënshtrohet operacionit së shpejti.

Doktorët kanë konfirmuar se Musiala ka frakturë në fibulë, që është e shoqëruar me thyerje dhe zhvendosje të kyçit të këmbës. Talenti u dëmtua dje, ndërsa u përplas me Donarumën.

Musiala do të qëndrojë për disa muaj jashtë. Një ditë e gjitha për t’u harruar dje për Bajernin, që u mposht nga PSG me rezultatin 2-0 në Botërorin për klube.

Ishte një aksion i sekondave të fundit në pjesën e parë, kur Musiala u përplas me Donarumën. Menjëherë ra në sy se ishte dëmtim i rëndë.