SPORT, 6 Gusht 2022, 22:38

Asllani e nis si titullar për zikaltërit, Interi e mbyll fazën përgatitore me një humbje ndaj Vijarealit

Asllani e nis si titullar për zikaltërit, Interi e mbyll fazën

Interi i Simone Inzagit e ka mbyllur fazën përgatitore me një humbje ndaj Vijarealit me shifrat 2-4.

Spanjollët e dominuan sfidën duke arritur të ruanin avantazhin në të dy fraksionet e lojës, ku golat e Lukakut dhe Dambrozios nuk mjaftuan që Interi të përmbyste shifrat.

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani e nisi si titullar sfidën, gjë që pritet të përsëritet dhe në javën e ardhshme ku Interi do të përballet me Leçen në javën e parë të Kampionatit duke parë dhe situatën me dëmtimin e Brozoviç.

Inter- Vijareal 2-4

Lukaku 36′, Dambrozio 66’/ Pedraza 29′, 48′, Kokuelin 43′, Xhekson 81′