TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tibo Kurtua ia ka dalë sot që të fitojë trofeun e portierit më të mirë të sezonit që mban emrin e Lev Jashin dhe që jepet nga “France Football” paralelisht me “Topin e Artë”.
Gardiani belg, një nga heronjtë e Real Madrid në fitoren e Ligës së Kampioneve në edicionin e kaluar, ishte favoriti absolut pasi ndërhyrjet e tij vendimtare në momentet kyç të përmbysjeve të madrilenëve në atë turne bënë të mundur triumfin final.
Për Kurtua kishte edhe një tjetër kënaqësi të veçantë, pasi portieri u rendit në vendin e 7 në klasifikimin e përgjithshëm të votimit për “Topin e Artë” në këtë edicion falë 23 ndeshjeve pa pësuar gola në 57 të luajtura në edicionin e kaluar.