SPORT, 9 Qershor 2026, 14:58

Askush nuk e pyeti Interin, titullari ndan përfundimisht rrugët me zikaltërit pas titullit kampion

Askush nuk e pyeti Interin, titullari ndan përfundimisht rrugët me

Denzel Dumfris do të prezantohet nga Real Madrid. Askush nuk e pyeti Interin, pasi drejtori sportiv Piero Ausilio tregonte që në kontratën e tij ekzistonte një klauzolë për largimin.

Kontrata e firmosur te Reali vlen deri në vitin 2030 për lojtarin e Realit. Testet mjekësore u zhvilluan në javën e kaluar, ndërsa Interi do të përfitojë 20 milionë euro.

“Nuk mund të flas për këtë tani. Vëmendja e gjitha është përqëndruar te Botërori, që është edhe më i rëndësishmi. Mund të them se nuk mund të tregoj asgjë për momentin, por sigurisht që jam i lumtur. Por tani jemi këtu me një mision”, u shpreh Dumfris së fundmi.

Reali ka përforcuar kështu mbrojtjen në prag të sezonit të ri. Repart ku problemet janë parë të shumta.