SPORT, 12 Shkurt 2024, 08:46

Asistoi dhe gaboi vetëm 1 pasim, mbrëmje fantastike për Uzunin ndaj Barcelonës/ Shikoni notën dhe statistikat e sulmuesit shqiptar

Asistoi dhe gaboi vetëm 1 pasim, mbrëmje fantastike për Uzunin

Myrto Uzuni ishte një nga më të mirët në fushë për Granadën, në barazimin 3-3 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj gjigantëve të Barcelonës.  

Talenti beratas, në minutën e 20-të, tentoi të shënonte një eurogol me roveshatë, por nuk u koordinua siç duhet brenda zonës, ndërkohë që minutën e 60-të dhuroi një asist fantastik për Pelistrin që shënoi golin e dytë.  

Uzuni nuk u mjaftua me kaq pasi në minutën e 82-të testoi reflekset e Ter Shtegen me një gjuajtje të befasishme, por gardiani i Barcelonës ia mohoi golin shqiptarit, falë ndërhyrje heroike të bërë, duke e larguar rrezikun në këndore.  

Në fund të sfidës, Uzuni u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.  Një fakt interesant është se sulmuesi i Kombëtares shqiptare gaboi vetëm 1 pasim nga 10 që kreu në total.

Asistoi dhe gaboi vetëm 1 pasim, mbrëmje fantastike për Uzunin