TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ardjan Ismajli po zhvillon një sezon mjaft pozitiv te Empoli, teksa ka rënë në sy me paraqitjet e tij. Këtë periudhë është përfolur për një interesim të Napolit, klub që dëshiron të firmosë më mbrojtësin shqiptar që në merkaton e janarit.
Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi. Napoletanët duket se nuk do jenë të vetëm në garë për shërbimet e Ismajlit, pasi në skenë ka dalë edhe Lazio. Lacialët kanë probleme në prapavijë dhe afrimi i 28-vjeçarit shihet si përforcimi i duhur në këtë repart.
Napoli duhet të nxitojë, në mënyrë që të mbyllë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur, për të mos lënë hapësirë për surpriza.
Vlen të theksojmë se lojtari i kombëtares shqiptare që në disa nga takimet e fundit ka mbajtur shiritin e kapitenit, ka një kontratë me Empolin që do të skadojë në muajin qershor. Ismajli, numëron mbi 70 ndeshje me Empolin.