SPORT, 25 Qershor 2026, 16:23

Arsenali paguan klauzolën në kontratë, 40 milionë euro për transferimin e futbollistit

Arsenali paguan klauzolën në kontratë, 40 milionë euro

Arsenali ka zyrtarizuar nënshkrimin e Piero Hincapie. Për mbrojtësin janë paguar 40 milionë euro, që të aktivizohej klauzola e shitjes në kontratë.

24-vjeçari ishte i huazuar nga Leverkusen. Me ekipin e Artetës bëri mjaft mirë. Hincapie regjistroi 39 paraqitje. Kështu pas huazimit të suksesshëm, Arsenali vendosi të blejë përfundimisht kartonin.

Mbrojtja e Arsenalit është edhe më e mira në Premier Ligë përgjatë tre vitet e fundit. Kampionët në fuqi dështuan vetëm në fitimin e Champions.