SPORT, 5 Korrik 2025, 16:59

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Barcelona shet fantazistin te rivalët në Spanjë

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Barcelona shet fantazistin te rivalët

Barcelona ka vendosur të shesë Pablo Torren te Majorka. Klubet kanë arritur marrëveshjen, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi dhe publikimi i detajeve.

Çfarë dihet është se katalanasit kanë ruajtur përqindje të kartonit në rast rishitje. Në vitin 2022, Barcelona e bleu kartonin e fantazistit për 6 milionë euro nga Rejsing Santander.

Pablo Torre luajti për 27 ndeshje në total me Barçën. Gjatë kësaj kohe shënoi pesë gola dhe asistoi një tjetër.