TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armando Sadiku vazhdon të shënojë në Indi, duke shtyrë skuadrën e Goa drejt luftës për titullin kampion. Golashënuesi shqiptar, ka shënuar sot golin e tij të parë për vitin 2025 në kampionatin indian, të 9-tin e këtij sezoni.
Në ndeshjen ndaj Hyderabad, ishte pikërisht Sadiku ai i cili i dha avantazhin 1-0 skuadrës së tij ën minutën e 52-të të ndeshjes, kur përfitoi nga një top i ulur në zonë për të gjetur portën me një goditje akrobatike.
Ky ishte goli i 9-të për Sadikun në këtë kampionat, ku ai është në garë për titullin e golashënuesit më të mirë, ndërsa skuadra e tij lufton për të siguruar play-off për trofeun e kampionit.