SPORT, 21 Nëntor 2022, 19:38

Armando Duka shijon luksin e Katarit: Atmosferë shumë e bukur, do të shohim 2-3 ndeshje të tjera dhe do të rikthehemi për finalen

Armando Duka shijon luksin e Katarit: Atmosferë shumë e bukur, do

Botërori “Katar 2022” ka ngritur më në fund siparin dje me ceremoninë hapëse e më pas me ndeshjen e parë Katar-Ekuador, që përfundoi me fitoren 0-2 të miqve.

Një event madhështor i ndjekur nga qindra-milionë njerëz nga e gjithë bota, ndërsa ndeshjet pritet të ofrojnë spektakël dhe emocione unike.

I ftuar në ceremoninë hapëse ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në një intervistë për RTSH ka rrëfyer edhe përjetimet e tij nga ky event madhështor.

“Atmosfera në fakt në Katar është shumë e bukur, edhe ceremonia hapëse e Botërorit ishte shumë e bukur gjithashtu. Edhe eventi i zhvilluar një ditë para nisjes Fan Festival ishte diçka fantastike, me pjesëmarrjen e shumë tifozëve nga të gjitha vendet.

Realizimi i ceremonisë së hapjes ishte perfekt, ndërsa ndeshja e parë u duk sikur nuk ishte në nivelin e duhur të Botërorit dhe shpresoj që ndeshjet e ardhshme të jenë akoma dhe më të bukura. 

Përveç se isha i ftuar në ceremoninë hapëse të Botërorit, ishim të ftuar edhe në samitin e FIFA-s, ku merrnin pjesë të gjithë përfaqësuesit e vendeve anëtare të FIFA-s, që u organizua pikërisht këtu në Katar. 

Do të shohim edhe një ndeshje dy ndeshje të tjera sot e nesër dhe më pas do të rikthehemi mbase në finalen e madhe”, tha ai.