SPORT, 3 Dhjetor 2022, 21:58

Argjentina mposht Australinë, gjen Holandën në çerekfinale

Argjentina mposht Australinë, gjen Holandën në çerekfinale

Argjentina është skuadra e dytë pas Holandës që siguron çerekfinalen e Botërorit të Katarit. Kombëtarja Albiceleste triumfoi 2-1 ndaj Australisë, në Ahmad bin Ali Stadium (Al Rayyan).

Pjesa e parë u mbyll me golin e Lionel Mesit. “Pleshti” realizon një gol të bukur në minutën e 35-të, në ndeshjen e 1000-të të tij.

Në fillimin e pjesës së dytë gjërat ekipit të Skalonit do t'ia lehtësonte portieri kundërshtar.

Një gafë e Ryan i kushton shumë “Kangurëve”, pasi aty u gjend Alvarez (57'), i cili e pati tejet të thjeshtë për të “tundur rrjetën”.

Argjentinasit vendosën ndeshjen në shinat e duhura dhe e ulën ritmin aq shumë saqë nga neglizhenca pësuan gol. Ishte Fernandez që dërgoi sferën në portën e gabuar, duke bërë kështu që shifrat të ngushtohen në 2-1 në minutën e 77-të.

Asgjë për t’u shqetësuar për argjentinasit, të cilët tashmë shkojnë në çerekfinale, atje ku do të përballen me Holandën.