SPORT, 27 Shkurt 2023, 11:11

Ardian Ismajli fitoi duelet me kundërshtarët napolitanë, ja 5 legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Ardian Ismajli fitoi duelet me kundërshtarët napolitanë, ja 5

Një tjetër fundjavë pozitive për disa nga legjionarët shqiptarë, të cilët ishin protagonist për skuadrat e tyre.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit 5 lojtarët më të vlerësuar të kësaj jave.

Vendin e parë e mban Denis Simani (Luzern) me notën 7.8 pasi është paraqitur mirë në fitoren 1-0 ndaj Grasshoperit në kampionat.

Në vendin e dytë dhe të tretë renditen Ylber Ramadani (Aberdin) dhe Ardian Ismajli (Empoli) të cilët vlerësohen me notën 7.3. Ky i fundit edhe pse ishte i pafat ndaj Napolit duke shënuar autogol arriti që të fitonte të gjitha përballjet me kundërshtarët.

Në vendin e katërt pozicionohet Enea Mihaj (Famalikao) me notën 7.2 pas fitores ndaj Portimoneses në kampionat.

Nedim Bajrami (Sasuolo) renditet në vendin e 5-të me notën 7.0 pas perfomancës së treguar ndaj Leçes të cilën ekipi tij e fitoi 1-0.

Ardian Ismajli fitoi duelet me kundërshtarët napolitanë, ja 5