TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Karlo Ançeloti është një legjendë e gjallë e trajnin gut dhe e Ligës së Kampioneve natyrisht. Të mërkurën në mbrëmje me Realin e tij, ai ka mundur të sigurojë një tjetër finale në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë në nivel klubesh. Pasi ka mundur Bajernin me përmbysje në një mbrëmje të çmendur, tashmë italiani sheh nga Londra ku më 1 qershor do të kërkojë një tjetër trofe për kabinetin e tij që ka katër të tilla.
Për Ançelotin, kjo do të jetë finalja e gjashtë në Ligën e Kampioneve si trajner, teksa është tekniku më i suksesshëm në historinë e këtij kompeticioni me 4 të tilla. Mbrëmë në Madrid ai nuk i ka mbajtur lotët. Pikërisht në fund, kur në sfondin e “Bernabeut” është ndier kolona zanore e Championsit numër 10 (La Decima) e fituar pikërisht prej tij, tekniku italian është përlotur. Një emocion i veçantë dhe i justifikuar për gjithçka ka bërë. Trajneri i Realit të Madridit i ka bërë një analizë suksesit kundër Bajernit në konferencën e zakonshme për shtyp pas takimit, duke vlerësuar edhe njëherë tjetër shpirtin e Realit të Madridit, ose më saktë ADN-në e këtij klubi që kurrë nuk dorëzohet deri në fund.
“Ka ndodhur përsëri. Ajo që ka ndodhur shumë herë, që është diçka e pashpjegueshme, ka ndodhur përsëri. Një tifoz që shtyn dhe disa lojtarë që besojnë. Ne kemi luajtur mirë, mendoj se ishte e vështirë. Por ne e kishim kontrollin e lojës, nuk e humbëm durimin kur ata shënuan dhe e rikuperuam lojën. Dua të falënderoj tifozët, klubin dhe mbi të gjitha lojtarët, të cilët kanë pasur një sezon që askush nuk e ka bërë. Unë nuk e prisja që kjo skuadër të arrinte në finale… do të kalojmë shumë mirë me tifozët koha për të festuar, për të shkuar në ‘Cibeles’, është një lumturi që infekton lojtarët”, tha Ançeloti. Italiani ka vlerësuar më pas dhe presidentin Perez.
“Këtu ka një kapiten, ai quhet Florentino Pérez dhe ne të tjerët jemi marinarë. Ai është kapiten, është fantastik. Ai ka krijuar këtë brez futbollistësh që kanë arritur shumë gjëra dhe shpresoj që ne mund të arrijë një tjetër trofe”.