TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes me Torinon
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por duam të marrim pikë për të qëndruar në zonën Champions. Më pas le të shohim. Derbi është shumë i rëndësishëm për të gjithë, por veçanërisht për ne, që duhet të kemi vazhdimësi në rrugëtimin tonë drejt zonës së lartë të renditjes. Jemi tre pikë larg Bolognas, por duhet të vazhdojmë të grumbullojmë sa më shumë pikë.
Sfida do të jetë e komplikuar, pasi Torino është agresiv, ka cilësi dhe është shumë e përgatitur. Chiesa është mirë, por vështirë që të luajë nga minuta e parë. Edhe Pogba është gati për këtë takim, do të jetë me ne, por nuk mund të luajë për shumë minuta” – Tha ai.