TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, çon në gjykatë ish-partneren e tij, Klaudia Ughi, të cilën e denoncon për përvetësim dhe shkelje të detyrimeve familjare.
Lidhja mes Alegrit dhe Ughit nuk shkoi më shumë se 13 vite, me çiftin që u nda në vitin 2017. Trajneri i bardhezinjve e ka paditur nënën e djalit të tij 11-vjeçar, pasi ka shpenzuar paratë e paguara nga Alegri për mirëmbajtjen mujore për të birin, të cilat shkonin deri në 200 mijë euro.
Për këtë Ughi do të duhet t’i drejtohet Pallatit të Drejtësisë “Bruno Caçia” në Torino në datën 5 korrik.