TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klima në Katar gjatë Botërorit sjell “viktimat” e para dhe Spanja është ajo e cila po vuan rëndë temperaturat dhe thatësisë në vendin pranë shkretëtirës.
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se ekipi i drejtuar nga Luis Enrike po vuan një situatë të pazakontë ku ajri i kondicionuar ka përgjysmuar skuadrën duke bërë që shumë lojtarë të jenë të sëmurë.
Si pasojë e ajrit të kondicionuar, i detyrueshëm praktikisht për shkak të temperaturave të larta, raportohet se shtatë futbollistë të Spanjës janë të sëmurë, me bllokim mushkërish dhe kollë, që nuk i ka lejuar që të jenë në formën optimale. Alvaro Morata për shembull, nuk ia doli që të mbyllte stërvitjen e sotme pikërishtpër këtë arsye, por në radhët e “La Roja” ekziston bindja se ai mund të kapërcejë këtë situatë dhe të jetë gati për ndeshjen ndaj Kosta Rikës.
Situata më shqetësuese është ajo e Gijamon, i cili në fakt nuk vuan nga bllokimi për shkak të ajrit të kondicionuar, por nga një dëmtim në kavilje. Stafi mjekësor beson se futbollisti mund të rikuperohet, por jo para ndeshjes së tretë në grupe, atë ndaj Japonisë më 1 dhjetor.