SPORT, 5 Qershor 2026, 22:50

Alarm te Gjermania në prag të Botërorit, dëmtohet talenti i Bayernit të Mynihut, Nagelsmann i shqetësuar

Alarm te Gjermania në prag të Botërorit, dëmtohet talenti i

Julian Nagelsmann ndez sirenat e alarmit në Gjermani teksa konfirmoi se Lennart Karl pësoi një dëmtim gjatë seancës stërvitore në prag të ndeshjes së fundit miqësore përpara Botërorit, atë me SHBA që do të luhet ditën e shtunë.

Sulmuesi 18 vjeçar, një prej futbollistëve më premtues të skuadrës 4 herë kampione të botës duhet të merrte shërbimin mjekësor fillimisht në Soldier Field të Chicagos dhe më pas u dërgua në spital për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësorë që do të përcaktojnë edhe shkallën e dëmtimit Trajneri i Die Mannschaft dha detajet e momentit dhe kërkoi qetësi.

‘Për fat të keq, Lennart u dëmtua sot gjatë një stërvitje, nuk duket mirë. Tani të shkojmë në spital për një vlerësim.Ju lutem mos e ndiqni, lëjeni të pushojë. Duhet të presim diagnozën dhe të shohim nëse do të mund të luajë në Botëror apo do të duhet të marrim një zëvendësues të tij’-tha Julian Nagelsmann.

Lennart Karl që konsiderohet një nga futbollistët e rinj më interesantë të turneut i kishte fituar të gjitha pikët për të qenë titullan në debutimin e tij në Botëror duke iu imponuar në garën për krahun e djathtë lojtarëve të tillë si Leroy Sane dhe Jamie Leëeling. Mungesa e tij do të ishte një goditje e fortë për kombëtaren gjermane e cila bazohet te blloku i lojtarëve të Bayernit të Mynihut dhe do të detyronte Nagelsmann të ndryshonte planet pak ditë përpara fillimit të botërorit.