SPORT, 8 Korrik 2026, 18:50

Alarm për Francën, trajneri Deshamp konfirmon vendimin e fundit të FIFA-s

Alarm për Francën, trajneri Deshamp konfirmon vendimin e fundit

Majkëll Olise si yll në Botëror, rrezikon që t’i mungojë Francës në gjysmëfinale. Shkak u bë një karton i verdhë që mori ndaj Paraguit. Nëse ndëshkohet me Marokun, nuk do të luajë përballë fituesit të Spanjë-Belgjikë.

Federata Franceze e Futbollit e apeloi në FIFA vendimin për kartonin e verdhë. Vetë trajneri Deshamp konfirmoi se nuk do të ketë ndryshim.

“Nuk ka ndryshime me kartonin e verdhë të Olise. Vendimi na erdhi nga FIFA këtë mëngjes, që kartoni i verdhë i Olises mbetet”, u shpreh Deshamp.

Sfida me Marokun është programuar për nesër, më 9 korrik, ora 22:00. Franca është favorite për kalimin më tej.