SPORT, 28 Shkurt 2023, 12:17

Akuzohet për ngacmime ndaj futbollisteve, 82-vjeçari jep dorëheqjen si president i futbollit francez

Akuzohet për ngacmime ndaj futbollisteve, 82-vjeçari jep
Noël Le Graët

Epoka e Noël Le Graët në krye të futbollit francez është tashmë histori. Këtë të martë, gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv, Le Graët ka dorëzuar dorëheqjen si president i Federatës Franceze të Futbollit.

Ai ishte shkarkuar nga detyra që nga 11 janari, disa ditë pasi bëri deklarata mosrespektuese për Zidane dhe, për më tepër, pasi u përfshi në një auditim të brendshëm, raporti përfundimtar i të cilit siguroi që sjellja e tij si president federate, përfshirë ngacmimet seksuale, nuk ishin brenda kufijve të ligjit.

Dorëheqja e Le Graët ishte një sekret i hapur. Ai humbi gjithë mbështetjen brenda ekipit drejtues të FFF, pasi u bë publik rezultati i auditimit të brendshëm, i organizuar nga Ekzekutivi dhe Ministria e Sporteve. Mandati i tij ka zgjatur 12 vite, kohë në të cilën ka fituar një Kupë Bote më 2018 dhe një Ligë Kombesh më 2021.

Froni i presidentit të federatës mbetet bosh deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme. Aktualisht është Philippe Diallo, ai që ushtron funksionet e përkohshme, pasi më 11 janar u vendos pezullimi parandalues ​​i Le Graët deri në daljen e raporteve të auditimit të brendshëm.

Që të mbahen zgjedhje të parakohshme duhet të jenë pro të paktën 25%, pra një e katërta e anëtarëve të asamblesë së federatës, siç sqaron në statutin e saj Federata Franceze e Futbollit. Philippe Diallo, presidenti i përkohshëm, pritet të takohet me zyrtarë të lartë francezë të futbollit për të diskutuar të ardhmen e kombëtares franceze.

Për kontratën e Deschamps, të rinovuar deri në vitin 2026 në mënyrë të njëanshme nga Le Graët, megjithëse këshilli i dha dritën jeshile, nuk mund të ketë revokim, pasi është nënshkruar dhe miratuar në një këshill federate të mbajtur në fillim të vitit. Futbolli franceze, pra, do të hyjë në një epokë të re.