TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

‘Në 35 vjet karrierë nuk kisha parë kurrë një gjë të tillë’-ishin fjalët e thëna nga Vincenzo Montella pas humbjes 1-0 me Paraguajin që vulosi eliminimin e Turqisë në Botëror me këtë të fundit që nuk ka shënuar asnjë gol në dy ndeshjet e para.
Nuk mjaftuan 62 gjuajtjet në total, nga të cilat 7 me kokë, 17 me të majtën dhe 38 me të djathtën për Yildiz dhe të tjerët për të gjetur të paktën 1 herë rrugën e rrjetës; një rekord ky që hyn në historinë e një botërori. Asnjë skuadër, që nga 1966 e deri më sot nuk kishte bërë kaq shumë gjuajtje në 180 minuta lojë pa shënuar qoftë edhe një gol të vetëm.
Duke hyrë më në detaj; vetëm në ndeshjen me Paraguajin, Turqia kreu 32 herë nga të cilat vetëm 5 ishin brenda kuadratit të portës. Ndërsa ndaj Australisë, konkluzionet totale ishin 30, nga të cilat 8 në drejtm të portës
‘Kemi bërë 65 gjuajtje në 2 ndehsje dhe nuk arritëm të shënonim asnjëherë, një gjë e tillë ndodh një herë në 50 ndeshje. Fati nuk ishte në anën tonë-tha Montella.
Shifra 0 në kolonën e golave të shënuar nuk mund të shpjegohet duke parë edhe talentin që është në dispozicion aq sa një nga liderët e skuadrës si Arda Guler i kërkoi ndjesë të gjithë kombit.
‘Duam të kërkojmë ndjesë, na vjen turp. Në 180 minuta nuk shënuam asnjë herë është e papranueshme-ishin fjalët e ashpra të yllit të Realit të Madridit. Tani për Turqinë bëhet e vështirë të lërë shpejt pas krahëve zhgënjimin e këtij botërori.