TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ferland Mendy mund të jetë emri i radhës që mund të largohet nga Real Madrid.
Sipas Sport, klubi madrilen i ka vendosur çminin mbrojtësit. Kushdo që është i interesuar të nënshkruajë me francezin, duhet të derdhë në arkat e klubit 50 milionë euro.
Mendy ka luajtur tre sezone me "Los Blancos". Në edicionin e fundit numërohen 22 paraqitje.

Skuadra e interesuar është Juventus. Bardhezinjtë dëshirojnë të firmosin me futbollistin, por shifra për t’u paguar duket tejet e lartë, krahasuar me mundësitë ekonomike të klubit. Problemi bëhet edhe më i madh, pasi Real Madrid nuk është në gjëndje të vështirë ekonomike, kështuqë nuk ka ulje çmimi.