SPORT, 8 Qershor 2026, 18:00

37 milionë euro të shpenzuara, Zhoze Murinjo bëhet trajneri më i kushtueshëm në histori

37 milionë euro të shpenzuara, Zhoze Murinjo bëhet trajneri

Me fitoren e Florentino Perez dhe rikthimin e shumëpritur të Zhoze Murinjos në pankinën e Real Madridit, përditësohet një renditje e veçantë: ajo e trajnerëve për të cilët klubet kanë paguar klauzola lirimi ose dëmshpërblime për t’i shkëputur nga kontratat ekzistuese.

Për ta rikthyer “Special One” në Madrid, Real thuhet se është gati t’i paguajë 15 milionë euro Benfikës.

Kjo shumë i shtohet 16 milionë eurove që klubi madrilen pagoi në vitin 2010 për ta marrë Moun nga Interi pas fitimit të Tripletës, si dhe 6 milionë eurove që Çelsi pagoi në vitin 2004 për ta transferuar nga Porto.

Në total, gjatë karrierës së tij, Murinjo do të kishte gjeneruar kështu 37 milionë euro kompensime, duke u bërë trajneri më “i shtrenjtë” në histori për sa i përket pagesave për lirimin nga kontrata.

Pas tij renditet Julian Nagelsman. Në vitin 2021, Bajern Mynih investoi rreth 25 milionë euro për ta liruar nga Lajpcig, duke vendosur në atë kohë rekordin absolut për një trajner.

Në vendin e tretë të kësaj renditjeje të veçantë qëndron Graham Poter, për të cilin Çelsi pagoi 24.9 milionë euro klauzolë lirimi gjatë sezonit. Ishte shtatori i vitit 2022 dhe Poter ishte trajner i Brajton. /Panorama Sport/

-Zhoze Murinjo – 37 milionë euro

-Julian Nagelsman – 25 milionë euro

-Graham Poter – 24.9 milionë euro