TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë kaluar 36 vite kur Sokol Kushta i dhuroi fitoren Flamurtarit kundër Barcelonës në Ligën e Europës.
Dhe kush nuk e mban mend golin e shënuar në Vlorë? Ai u hodh sipër në zonë dhe gjuajti me kokë topin duke shkundur rrjetën e Zubizarretës. Goli i shënuar në minutën e 15′ ndezi stadiumin dhe shtangu ekipin blaugrana në pamundësi për të reaguar.
Ai moment është rikujtuar nga vetë ish-sulmuesi përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram. Kushta ka publikuar videon me mbishkrimin: “Mbas shumë vitesh, kjo ishte dhurata e mikut tim Defrim Methasani për mua…Goli i fitores kundër Barcelonës në vitin 1987 në Vlorë”.