TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Triumfi i Borusia Dortmund karshi PSG-së në aktin e parë të fazës gjysmëfinale të Champions-it ka nxjerrë në dritë “arkitektin” e atij suksesi. Pavarësisht se goli i fitores mbajti firmën e sulmuesit Niklas Fylkrug, Xhejdon Sanço dhuro paraqitje të kalibrit botëror.
Në total ai grumbulloi statistika mbresëlënëse kundër yjeve të Parisit. Pika kulminante gjen qasje te numri i driblimeve, saktësisht 13 të tilla. E dhëna në fjalë e ngjit në krye të lojtarëve anglezë që arrin shifër të tillë. Nëse i referohemi futbollistit me numrin më të lartë, Kristiano Ronaldo mban vendin e parë me 20.
Konkretisht në etapën 2006-2007 të Ligës së Kampionëve, kur CR7-a inkuadrohej me Mançester Junajtid. “Viktima” e luzitanit rezultoi Benfika. Më pas vjen Nejmar. Braziliani u pa në version më të mirë kundër Atalantës, 17 driblime. Lionel Mesi në moshën 19- vjeçare “eklipsojë” yjet e Mançester Junajtid në “Old Trafford” në 29 prill të 2008, e përkthyer me 16 driblime, ndonëse nuk shërbyen për të evituar humbjen.