TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Atmosferë elektrizuese në kampin moldav në prag të duelit me Shqipërinë. Tifozët që blenë biletat për ndeshjen kualifikuese të EURO 2024, që do të luhet ditën e premte mes Moldavisë dhe Shqipërisë duke filluar nga ora 18:00 do të përfitojnë një bonus të këndshëm.
Mediat vendase bëjnë me dije se prej orës 17:00 këngëtari moldav Satoshi do të performojë para ndeshjes, ndërsa do të ketë edhe disa tavolina ku do të shërbehet ushqim pranë stadiumin Zimbru.
Përveç të mirave të ndryshme, do të ketë edhe izvar – pije ideale për motin e ftohtë të vjeshtës. Për më tepër, 1000 gota të birrës do t’i shpërndahen publikut falas.
Një atmosferë që do të jetë e gjitha festive me stadiumin e tejmbushur ku do të jenë të pranishëm edhe 700 shqiptarë.