AKTUALITET, 10 Qershor 2026, 16:47

Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafikndarësen, plagoset shoferi! Ja si paraqitet gjendja e tij në spital

Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Plloçë, makina

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësit anësorë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.