TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ajo çfarë po ndodh në Superiore me arbitrat në këto dy javë kampionati po shkakton shumë polemika. Pas incidentit në ndeshjen mes Kukësit dhe Laçit, ku u godit anësori Rexha, tashmë është goditur një tjetër anësor.
Bëhet fjalë për takimin e sapo mbyllur mes Flamurtarit dhe Kukësit, ku sërish është goditur anësori. Në minutat e fundit të sfidës, tifozët e Flamurtarit goditën me shishe anësorin pranë tyre, për shkak të një flamuri lart për pozicion jashtë loje.
Ndeshja u ndërpre për disa çaste, por duke parë që ishin sekondat e fundit të sfidës, vazhdoi dhe për disa momente deri sa erdhi vërshëllima finale. Këto incidente duket se do të përcjellin të gjithë gjysmën e dytë të sezonit dhe me dënimet që “mungojnë”, pse jo…