AKTUALITET, 18 Janar 2020, 09:34

Në Korçë -7 °C, parashikimi i motit për çdo qytet

Në Korçë -7 °C, parashikimi i motit për çdo


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do të nisë i kthjellët, prej orëve të mesditës e kryesisht ato të pasdites, do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Në orët e vona të mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare reshje shiu me intensitet të ulët. Përgjatë luginave të lumenjve e pranë sipërfaqeve ujore prani e mjegullës së dendur e mjegullinës. Gjatë mëngjesit e mbrëmjes në zonat malore e lokalisht deri në zonat e ulëta ngrica.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare deri në mesditë.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET   Temperaturat në °C

Shkodër    0/10 Diell re

Kukës    -1/5 Diell re/mjegull

Lezhë     4/11 Diell re

Dibër    -3/3 Diell re/mjegull

Durrës    2/12 Diell re

Tiranë    1/13 Diell re

Elbasan    1/13 Diell re

Berat    -3/12 Diell re

Vlorë     1/13 Diell re

Korçë    -7/-1 Diell re/mjegull

Gjirokastër    -4/9 Diell re/mjegull

Sarandë    5/15 Diell re.