AKTUALITET, 17 Qershor 2020, 10:24

Ndërron jetë 82-vjeçarja tek Infektivi, shkon në 38 numri i vīktimave nga koronavirusi

Ndërron jetë 82-vjeçarja tek Infektivi, shkon në 38 numri


Një tjetër pacient ka ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin tonë, duke e çuar në 38 numrin total të vīktimave.

Mësohet se e moshuara është infektuar me COVID-19 te Hematologjia dhe është shtruar tek Infektivi, ku ka ndërruar jetë.

Njoftimi:

Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.